Flash News

NDËRKOMBËTARE

Edhe pak orë për të rënë në tokë, ku ndodhet tani raketa kineze

Edhe pak orë për të rënë në tokë, ku ndodhet

Rrëzimi i mbeturinave të raketës kineze tashmë janë kthyer në një makth, teksa ato janë në një rënie të lirë. Ato pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme ose mëngjesin e të dielës, teksa peshojnë plot 18 tonë.

Ushtria amerikane, e cila po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, tha më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën).

Videoja e mëposhtme tregon “live” lëvizjet e raketës kineze. Në video, që ka ndjekur raketën prej ditës së djeshme, shihet se raketës i kanë mbetur edhe më shumë se 3 orë për t’u rrëzuar në tokë.

Të fundit