Flash News

NDËRKOMBËTARE

Eksportet-importet/ Lufta në Ukrainë, Shqipëria forcon marrëdhënien tregtare me Rusinë

Eksportet-importet/ Lufta në Ukrainë, Shqipëria forcon

Në muajin mars defiçiti tregtar ishte 36 miliardë lekë, duke u rritur me 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet arritën në vlerën e 48 miliardë lekëve, ndërsa importet regjistruan një shifër shumë më të lartë, 84 miliardë lekë.

Në mars, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve janë: Italia (67,1 %), Kosova (25,2 %) dhe SHBA (9 herë).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Greqia (6,0 %) dhe Spanja (44,6 %).

Sa i përket importeve, vendet me të cilët ka pasur rritje më të madhe të importeve janë: Italia (0,8 %), Turqia (53,5 %) dhe Greqia (29,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (9,5 %), Kroaci (22,0 %) dhe Zvicër (19,0 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8 %, të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia, Turqia, Greqia dhe Kina.

Shkëmbimet tregtare, për tremujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Shkurt – Mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 %  të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,8 %), Turqia  (8,3 %), Gjermania (7,0 %) dhe Greqia (6,6 %).

Ajo që vihet re nga të dhënat e publikuara nga INSTAT është se gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, Shqipëria kishte zero eksporte në Rusi, ndërsa këtë vit ka pësuar rritje të konsiderushme. E njëjta gjë vlen edhe me importet( të dhënat gjenden në tabelën e mëposhtme).

Eksportet-importet/ Lufta në Ukrainë, Shqipëria forcon

Të fundit