Flash News

NDËRKOMBËTARE

Erdogan i përgjigjet ministrit grek: Anija jonë do vazhdojë gërmimet për hidrokarbure

Erdogan i përgjigjet ministrit grek: Anija jonë do vazhdojë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm grek, i cili kërkoi të vendosen masa pasi Ankaraja po shkel marrëveshjen e unionit doganor, duke thënë se ai është i vendosur të vazhdojnë shpimet për hidrokarbure në Detin e Zi.

Mediat turke thanë se pas një takimi qeveritar, Erdogan kishte deklaruar se zbulimi i kësaj fundjave në Detin e Zi, rriti kapacitetin e rezervave të mëparshme të gazit natyror nga 320 në 405 miliardë metra kub, ku tani më në fund Turqia do të përmbushë nevojat e saj për hidrokarbure.

Presidenti turk theksoi se më shumë “lajme të mira do të ketë” për vendin e tij, pasi muajin tjetër anija e shpimit është planifikuar të fillojë operacionet në një pus të ri të Detit të Zi, respektivisht në pusin Turkali 1.

Më tej, Erdoğan tha se gazi natyror që do të nxirret do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin dhe sigurinë e Turqisë, pasi vendi gëzon përfitime financiare nga zbulimet.

Ai tha se zhvillimi i Turqisë ka çuar në përfshirjen e vendit në çështje të jashtme për shkak të historisë së saj dhe arsyeve të tjera të detyrueshme, pasi ajo, siç tha presidenti, kurrë nuk mund të braktisë njerëzit e pafajshëm në nevojë të madhe.

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia nuk mund të lejojë që Iraku të bëhet një strehë e sigurt për terroristët, as që sirianët të vuajnë nga duart e grupeve terroriste apo regjimi, as që puçistët të shpërbëjnë Libinë. Ai po ashtu tha se vendi i tij nuk mund të lejojë shkelje të të drejtave të Turqisë apo të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në rajonin e Mesdheut Lindor.

Të fundit