Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Federica Mogherini, historia e një eurokrateje të korruptuar: pazare me vende autokratike, vila, verëra të shtrenjta dhe udhëtime luksoze me charter
Politiko.al
Federica Mogherini, ish-shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka qenë e dyshuar për korrupsion që në fillimet e punës. Vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën, ajo shpalli një tender, në vitin 2015, për blerjen e seteve të gotave për pritjet që do të organizonte në selinë e Bashkimit Evropian. Për këto sete, në një total prej 3,600 gotash të vizatuara me flamurin e BE-së dhe të zbukuruara me ar, taksapaguesi evropian duhej të paguante një shumë prej 3 milionë dollarësh, shkruante gazeta angleze Daily Telegraph asokohe:
“Diplomatët e Bashkimit Evropian planifikojnë të darkojnë në stil perandorak, duke porositur një shërbim banketi që mund të kushtojë deri në 2 milionë paund.
Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), që vepron si ministria e Jashtme e BE-së, do të blejë një gamë ‘shkëlqyese’ gotash kristali, takëmash argjendi dhe porcelani të punuar hollë për të organizuar bankete dhe darka për personalitete të rëndësishme që vizitojnë institucionin”, ka mësuar Daily Telegraph.
Seti i enëve – i destinuar të përdoret për deri në 3,360 zyrtarë dhe të ftuar në selinë e EEAS në Bruksel, si dhe në 140 ambasadat e saj në mbarë botën – do të jetë i zbukuruar me Flamurin e Europës, të gdhendur në gotat e pijes dhe të pikturuar me ari mbi porcelanin “me cilësi të lartë”, thuhet në artikull:
Sipas gazetës, zonja Mogherini ka administruar një fond jashtëzakonisht të madh gjatë kohës kur ka qenë shefe e shërbimit të jashtëm të BE-së:
“I krijuar nga Traktati i Lisbonës i vitit 2009, ai drejtohet nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, ish-anëtare e Rinisë Komuniste që më pas u bë Ministre e Jashtme e Italisë. Shërbimi ka një staf prej 3,400 vetash, një buxhet prej 793 milionë eurosh (550 milionë paund) dhe zyra në Sejchelle, Australi, Kanada dhe Kazakistan”, thuhet në shkrim.
Në vitin 2017 në Shqipëri plasi një skandal që flet edhe më shumë për lidhjet korruptive të zonjës Mogherini me njerëz të vendosur në krye të misioneve në mbarë botën, ku natyrisht Shqipëria nuk mund të qëndronte jashtë. Portali Neweurope.eu publikoi një lajm në lidhje me blerjen e një vile ku do të qëndronte kryetarja e misionit të BE-së së asaj kohe, Romana Vlahutin:
“Komisioni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë euro në një bllok vilash në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4,700 euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në zonë variojnë nga 1,000 deri 2,000 euro metri katror. Në një kërkim në internet në Shqipëri, një vilë e tillë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se vila e ambasadores së BE, që kushton 1.65 milionë euro, ka 345 metra katrorë”, shkruante në atë kohë portali.
Në lidhje me këtë çështje, Daily Telegraph njofton se Federica Mogherini kishte në plan të shpenzonte rreth 450 milionë euro për blerje pronash të patundshme në të gjithë botën, duke e arsyetuar me kostot e larta të qerave për krerët e shërbimeve:
“Shërbimi ka plane madhore për zgjerim. The Telegraph ka parë dokumentet e tenderit për një linjë kredie me vlerë deri në 200 milionë euro për të blerë prona me vlerë deri në 450 milionë euro (312 milionë paund) në mbarë botën. EEAS tha se do të kursejë para në afat të gjatë duke i dhënë fund nevojës për të marrë ndërtesa me qira.”
Të dyja, si Federica Mogherini ashtu edhe Romana Vlahutin, kanë qenë mjaft aktive në mbrojtje të korrupsionit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Një fokus i veçantë i hetimit aktual në Belgjikë është blerja nga Kolegji i Evropës, në vitin 2022, e një ndërtese banimi në Spanjaardstraat në Bruges për rreth 3.2 milionë euro. Prona aktualisht strehon diplomatë që ndjekin akademinë. Blerja ndodhi gjatë një periudhe të raportuar të vështirësive financiare për institucionin dhe pak para se EEAS të niste një tender i cili më vonë i dha kolegjit rreth 654,000 euro fonde nga BE.
Federica Mogherini do të largohej nga kjo detyrë në vitin 2019, për t’u emëruar më pas si rektore e Kolegjit të Evropës në vitin 2020. Menjëherë pas kësaj ajo u përball me akuza të tjera. Në vitin 2022 ajo dha dorëheqjen nga bordi “Fight Impunity”, një organizatë joqeveritare me njerëz të njohur në përbërje. Dorëheqja erdhi pasi disa zyrtarë europianë, përfshirë disa eurodeputetë dhe vetë nënpresidenten e Parlamentit Europian, Eva Kaili, u akuzuan se kishin pranuar shuma të mëdha parash nga Katari, vendi pritës i Kupës së Botës.
Doha zyrtare mohoi akuzat, por skandali mori dhenë. Përveç Mogherinit, dorëheqje nga bordi “Fight Impunity” dha edhe ish-kryeministri francez Bernard Cazeneuve, ish-komisioneri europian për Migracionin Dimitris Avramopoulos, ish-eurodeputetja Cecilia Wikström dhe eurodeputetja Isabel Santos. Ata u larguan pasi akuzat u drejtuan edhe kah themeluesi i këtij bordi, ish-eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri. Ky i fundit, i cili ishte dhe në krye të fondacionit, u arrestua nën akuzat për ryshfet dhe ndikim nga Katari.
Jeta luksoze dhe stili i dyshimtë i saj ishin përmendur edhe më herët nga mediat. Për shembull, në një takim 3-ditor me presidentin e Azerbajxhanit në vitin 2016, ajo harxhoi 75 mijë euro. Mogherini preferonte shërbimet e charter taxi për këto lloj takimesh.
Javët e fundit, ka patur një sërë akuzash të veçanta në lidhje me aktivitetet e inteligjencës hungareze në Bruksel. Gazetarët investigativë raportuan se oficerët hungarezë, që vepronin nën mbulesë diplomatike në përfaqësinë e përhershme të vendit midis viteve 2015 dhe 2017, u përpoqën të rekrutonin zyrtarë të BE-së, përfshirë stafin e Komisionit.
Këto pretendime për spiunazh përqendrohen në periudhën kur Olivér Várhelyi, tani Komisioner Europian, shërbeu si ambasador i Hungarisë në BE. Ai i tha Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen se nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të tillë. Komisioni Europian ka krijuar një grup të brendshëm për të shqyrtuar akuzat, duke deklaruar se i trajton ato si një çështje sigurie operacionale.
Në fakt, duke i marrë me rradhë të gjitha rastet ku është përfshirë në korrupsion zonja Mogherini, ka një ngjashmëri të madhe edhe me veprimtarinë e saj në Shqipëri. Blerje vile shumë herë mbi çmimin, deklarata mbështetëse duke mohuar madje dhe trafikun e drogës, pritje luksoze nga ana e Ramës dhe të tjera si këto kanë qenë prezente në ato vite. Qoka e fundit që ajo do t’i bënte homologut të saj socialist ishte hapja e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë në vitin 2024. Por a është blerë godina nga ana e BE-së për këtë qëllim, apo është ende me qira, kjo nuk është bërë kurrë e ditur.
Deri më tani, si rast korrupsioni është raportuar vetëm vila ku është strehuar Misioni në Rolling Hills. Gjithsesi, edhe rasti i Shqipërisë dhe marrëdhëniet e Mogherinit me Ramën janë mjaft të dyshimtë dhe interesant për t’u hetuar
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38