Flash News

NDËRKOMBËTARE

Frika e një vale të dytë covid, Franca rikthen "shtetrrethimin", asnjë lëvizje pas orën 21.00

Frika e një vale të dytë covid, Franca rikthen

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë fuqi nga dita e shtunë. Lëvizja e qytetarëve do të jetë e kufizuar dhe nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe në tetë qytete të tjera lëvizja nuk do të lejohet, raporton BBC.

Këto masa të cilat do të zgjasin të paktën katër javë, siç deklaroi Macron janë një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Të mërkurën në Francë u shpall gjendja e emergjencës shëndetësore. Pas regjistrimit të rasteve rekord me COVID-19 autoritetet franceze kanë marrë masa urgjente për të parandaluar një valë të dytë të koronavirusit.

Kufizimet janë rikthyer edhe në një sërë vendesh të tjera të Evropës si në Holandë, rajonin veri-lindor të Spanjës dhe Republikën Çeke.

Të fundit