
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Gjermania po përjeton valën e dytë të COVID-19, "DW": Ekziston rreziku i humbjes së kontrollit mbi virusin
Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë. Çfarë nuk funksionon si më parë në këtë valë të dytë të Covid-19, pyet Auron Dodi.
Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha në Bundestag (29.09.) se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. Ajo kërkoi që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”. Takimet duhet të kufizohen “masivisht dhe më e mira me 75%”, tha ajo.
Në deklaratën qeveritare para Bundestagut, Merkeli mbrojti atë për të cilën federata dhe rajonet, 16 landet federale gjermane, kishin rënë dakord të mërkurën (28.10.). Brenda 90 minutash ra dakord kancelarja këtë herë me kryeministrat e landeve – përballë shtimit me 70-75% të numrit të infektimeve krahasuar me një javë më parë.
Masat përfshijnë reduktimin për katër javë, deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale: në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme.
Sipas disa studimeve, të cituara javën e kaluar në revistën “Science”, 46-66 përqind e infektimeve me Sars-Cov-2 ndodhin në ambjente private, në familje. Por vendimtare që virusi të përhapet, pra që epidemia të vazhdojë nuk është banimi bashkë, por takimi me persona jashtë familjes.
Më tej, që nga e hëna (02.11.) do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik. Hotelet nuk do të pranojnë më turistë. Ndeshjet sportive profesioniste do të zhvillohen pa spektatorë. Por: do të mbeten hapur shkollat, kopshtet, dyqanet e shitjes me pakicë.
Probleme me sjelljen dhe me zinxhirin e kontakteve
Kufizimi i infektimeve në këtë pandemi varet qartësisht nga dy faktorë: Së pari nga sjellja e njerëzve. Së dyti nga aftësia e shtetit për të testuar dhe ndjekur zinxhirin e personave të infektuar, të cilët pastaj izolohen.
Përsa i përket sjelljes së njerëzve: Kufizimet në valën e parë të pandemisë u respektuan me disiplinë në Gjermani sepse virusi qe më i panjohur. Dhe njerëzit këtu kishin më shumë frikë. Por në verë, pas mbylljes, numri i të infektuarve ra. Virusi është dobësuar, konstatuan disa ekspertë. Të tjerë filluan ta vënë në dyshim faktin se a do të kemi një valë të dytë infektimesh, tipike për pandemitë.
Kjo solli shkujdesje në sjellje. Njerëzit filluan udhëtimet për pushime, edhe jashtë Gjermanisë. Pasoja qe rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve. Festat, dasmat, aktivitetet e dëfrimit me shumë vetë, koret u kthyen në vatra të rritjes së infektimeve. Në këto „superspreading-events” persona të infektuar pa simptoma infektojnë shumë të tjerë.
Kështu, në Gjermani, nga 300 infektime të reja (në disa ditë) në fillim të korrikut, aktualisht po ecim drejt 19.000 infektimeve të reja, në ditë (18.681 më 30.10.).
Përsa i përket reagimit të shtetit: sistemi shëndetësor gjerman ende i përballon të infektuarit. Por po lëkundet vija e parë e mbrojtjes nga infektimet në Gjermani: Zyrat e Shëndetit Publik. Janë ato që ndjekin zinxhirin e kontakteve, të personave të infektuar.
Sa rrezikohet funksionimi i Zyrave të Shëndetit Publik?
Zyrat e Shëndetit Publik kanë nisur të humbasin kontrollin mbi gjendjen. Vetëm për 75% të rasteve arrijnë ato të gjejnë tani shkakun e infektimit dhe personat që ka kontaktuar një i infektuar. 400 Zyra të Shëndetit Publik ka në Gjermani. Në shumë rajone ato po ndihmohen edhe nga ushtria gjermane, nga Bundesëehri, për ndjekjen e kontakteve. Por megjithëkëtë, shtimi masiv i numrit të të infektuarve i ka çuar ato në limit të kapaciteteve.
Kjo megjithëse sistemi gjerman i ndjekjes së zinxhirit të infektimeve, përmes Zyrave të Shëndetit Publik, konsiderohet më i miri në Evropë.
Ai është ngritur shumë vite më parë, si sistem i mbrojtjes nga epidemi të tjera. Gjermania përfitoi nga kjo, në valën e parë të Covid-19, kur pas testimeve masive që në krye, të infektuarit dhe personat e kontaktit të tyre i kalonin në karantinë.
Ngarkesë mesatare e spitaleve gjermane
Aktualisht në spitale detyrohen të shtrohen gjashtë përqind e personave të testuar pozitivë. Por me këtë ritëm të shtimit të infektimeve, edhe në Gjermani, pavionet e reanimacionit do të ndodhen shpejt para problemeve.
Kjo jo sepse në Gjermani mungojnë aparaturat. Por mungon kryesisht personeli i kualifikuar për to. Një fenomen i ri është edhe shtimi i infektimeve tek të moshuarit.
Në Gjermani megjithatë ende ka shtretër intensivë bosh, në dallim nga shtetet fqinje. Të premten e kaluar në Gjermani erdhën nga Holanda pacientët e parë, të valës së dytë të Covid-19. Në Holandë shtretërit intensivë po mbushen.
Shteti kompenson treçerekun e humbjes ekonomike
Në situatën aktuale qeveria gjermane po bën më të mirën e mundshme për të zbutur pasojat. Përballë ndërhyrjes me këto masa në liritë e qytetarëve, qeveria dha siguri se efekti i kufizimeve do të verifikohet që pas dy javësh.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i tha DË se qeveria nuk kishte pasur alternativë tjetër. Të gjithë ekspertët i thanë qeverisë që “të merrte një vendim për kufizimin e intensitetit e dendurisë së kontakteve sociale”. Dhe qeveria vendosi “të mos mbyllë shkollat e kopshtet”. Por të mbyllë pjesërisht fronte të tjera, vërtet me pasoja, por ku ajo mund të kompensojë financiarisht. Ndihma financiare për kompanitë e prekura “është rruga më me pak dëme, si mund të veprojmë,” tha Altmeier.
Mbyllja prek më fort degët turistike, gastronominë dhe hotelerinë. Ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Gruetters kërkoi në një intervistë me Bild-Zeitung një paketë emergjente të re edhe për kulturën. “Bëhet fjalë për jetë a vdekje” në këtë degë, tha ajo, përballë mbylljes së teatrove, operave e sallave të koncerteve.
Në këtë situatë, qeveria do t’u kompensojë bizneseve të vogla deri në 75 përqind të qarkullimit të humbur nga mbyllja. Bizneseve më të mëdha do t’u kompensohet deri në 70 përqind. Si masë orientimi do të shërbejë qarkullimi i tyre i të njëjtit muaj, në vitin 2019. Kjo pritet t’i kushtojë 7 deri në 10 miliardë euro qeverisë gjermane.
Kancelarja Merkel paralajmëroi (29.09.) në Bundestag se “Dimri do të jetë i vështirë – katër muaj të gjatë dhe të vështirë” „Por do të përfundojë”, kujtoi ajo me optimizëm./DW
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50