Flash News

NDËRKOMBËTARE

Tërmeti në Izmir/ Autoritetet konfirmojnë se dy shqiptarë kanë humbur jetën

Tërmeti në Izmir/ Autoritetet konfirmojnë se dy shqiptarë

Në mesin e viktimave të tërmetit të fuqishëm në Izmir, janë dhe dy persona me origjinë shqiptare.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Izmir e ndërsa në shtetin helen, 2 viktima të tjera pasi lëkundjet janë ndjerë deri në Greqi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke punuar për të gjetur trupa nën rrënoja.

Të fundit