Flash News

NDËRKOMBËTARE

Ishte planifikuar në 15 tetor, anulohet zyrtarisht debati i dytë Trump-Biden

Ishte planifikuar në 15 tetor, anulohet zyrtarisht debati i dytë

Debati i dytë presidencial amerikan midis Joe Biden dhe Donald Trump i planifikuar për datën 15 tetor u anulua të premten.

Shkak është bërë një vendim i dytë i komisionit, që debati të zhvillohet virtualisht pasi presidenti aktual Donald Trump u infektua me covid-19, por fushatat nuk ranë dakord për formatin.

Të enjten, organizatorët kërkuan që të mbahej një "debat virtual" në vend të formatit të planifikuar në Miami, Florida. Trump e refuzoi me shpejtësi propozimin dhe kërkoi që datat të shtyheshin.

Sidoqoftë, fushata e kundërshtarit të Trump, Joe Biden, kundërshtoi ndryshimin e datave.

Trump kishte refuzuar të merrte pjesë në një ngjarje virtuale dhe tani planifikon të mbajë një tubim të drejtpërdrejtë në Florida.

Sakaq, komisioni tha se nuk do ta kthente vendimin e tij, duke përmendur shqetësimet shëndetësore pasi të dy kandidatët do të shfaqeshin së bashku në skenë dhe do të merrnin pyetje nga një audiencë votuesish.

Mes dy kandidatëve, pritet të mbahet edhe një debat i tretë në 22 tetor në Tenesi.

Të fundit