Flash News

NDËRKOMBËTARE

Lombardia sërish rajoni më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, masa të rrepta duke nisur nga sot

Lombardia sërish rajoni më i prekur nga vala e dytë e COVID-19,

Që në shpërthimin e pandemisë COVID-19, Lombardia ishte ndër rajonet e para të prekura dhe me rastet më të mëdha duke u bërë vendi i parë me më shumë të prekur me COVID-19 në Europë.

Tani që duket sikur vala e dytë e koronavirusit po godet gjithë botën, në Itali sërish Lombardia është rajoni më i prekur dhe lidhur me këtë, duke nisur nga dita e sotme janë miratuar masa të tjera të rrepta për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që sot. Lombardia mbyll të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.

Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Por shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar. Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

Të fundit