Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Moska bllokon llogaritë bankare të REL-së, DASH: Një përpjekje e Rusisë për të shtypur mediat e pavarura

Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh të premten tejet i shqetësuar nga njoftimet se Rusia ka bllokuar llogaritë bankare të Radios Evropa e Lirë.
Deklarata u bë nga zëdhënësja e departamentit Jalina Porter. Zonja Porter shtoi se ky akt është një përpjekje e re e Rusisë për të shtypur mediat e pavarura dhe për t'i mohuar popullit rus qasjen tek lajmet objektive.
Llogaritë bankare të Radio Evropa e Lirë në Rusi u ngrinë pas një vizite në zyrat e kësaj agjencisë amerikane në Moskë, nga përmbarues të vendimeve gjyqësorë.
Veprimi erdhi pasi agjentët e Shërbimit Përmbarimor të Gjykatës Federale filluan më 14 maj procedurat kundër degës ruse të Radios Evropa e Lirë mbi gjoba të papaguara, të grumbulluara për shkak të shkeljeve të ligjeve të debashtueshme të Rusisë, mbi "agjentët e huaj".
Shërbimi i përmbarimit i dërgoi Radios Evropa e Lirë një vendim gjykate që e autorizonte atë për të kërkuar llogaritë bankare të organizatës si dhe për t'i ngrirë ato.
Banka me qendër në Moskë ku ndodhen llogaritë e radios, u urdhërua nga shërbimi i përmbarimor të bllokojë llogaritë e agjencisë, në mënyrë që të sigurohet pagesa për gjobat e papaguara në një shumë prej 68,000 dollarësh.
Procedimi ka të bëjë me 10 ankime në gjykatë, për të cilat ka skaduar periudha dy-mujore brenda së cilës duhet të ishin kryer pagesat.
Më herët gjatë ditës së sotme (14 maj), përmbaruesit shpenzuan rreth dy orë në zyrat e radios në Moskë dhe mbajtën një inventar të pajisjeve. Ata nuk ndërhynë në veprimtarinë e zyrës si dhe nuk ndaluan askënd.
Që nga fillimi i vitit, agjencia shtetërore e monitorimit të mediave Roskomnadzor ka paraqitur në gjykata rreth 520 ankime në lidhje me shkeljet e ligjit sipas saj nga tetë projekte të radios, të përfshira në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë mbi "agjentët e huaj" në media.
Radio Evropa e Lirë refuzon emërtimin "agjent i huaj" dhe ka refuzuar të pajtohet me kërkesat e ashpra të Roskomnadzor-it që secili artikull i botuar apo material i transmetuar të përfshijë etiketime të spikatura. Radio ndodhet në proces apelimi të ankimeve, por gjykatat ruse deri më tani kanë refuzuar më shumë se 250 kërkesa të saj.
Në total, gjobat ndaj transmetuesit arrijnë në rreth 950,000 dollarë.
Radio Evropa e Lirë i ka kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të ndalë Rusinë që të zbatoje vendimet lidhur me gjobat, për të cilat agjencia amerikane, thotë se synojnë të mbysin median e pavarur.
Gjatë një konferencë për shtyp më 13 maj, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve amerikanë se veprimet e Moskës kundër radios "janë shkelje e drejtave të gazetarëve".
Deklaratat tha ajo "provojnë edhe një herë rolin e vërtetë të radios si zëdhënëse e propagandës së qeverisë amerikane".
Presidenti i radios Jamie Fly hodhi poshtë deklaratat e zonjës Zakharova, duke thënë se kompania do të vazhdojë të luftojë ndaj “përpjekjeve të Kremlinit për të censuruar të vërtetat e hidhura".
"Gazetarët e radios në Rusi janë shtetas patriotë rusë jo amerikanë", tha ai. "Ata ofrojnë lajme dhe informacione të pavarura në mënyrë që bashkëqytetarët e tyre të mos mësohen me të pavërtetën e të jetojnë me gënjeshtra, siç ka thanë njëri prej këtyre gazetarëve kohët e fundit".
"Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të braktisim audiencën tonë ruse", tha zoti Fly.
Gjithashtu më 13 maj, Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve TASS njoftoi se një gjykatë në Moskë kishte pezulluar 140 ankime kundër radios dhe i kishte dërguar sërish çështjet për shqyrtim në një gjykatë më të ulët. Por Radio Evropa e Lirë thotë se nuk është informuar zyrtarisht për një vendim të tillë./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38