Flash News

NDËRKOMBËTARE

OBSH: Kriza e pandemisë do rrisë numrin e vdekjeve të fëmijëve nga kequshqyerja

OBSH: Kriza e pandemisë do rrisë numrin e vdekjeve të


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar shifra tronditëse.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se do të rritet numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Sipas tij, kjo shifër mund të shkojë deri në 10 mijë në muaj. Gjithashtu shtoi se për këtë vit pritet një rritje me 14%.
“Pandemia ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve, planifikimet familjare dhe shumë më tepër. Nuk mund ta pranojmë një botë ku të pasurit kanë çasje në ushqime të shëndetshme dhe të varfërit mbesin prapa”, tha Ghebreyesus.
Këto deklarata shefi i OBSH-së i bëri gjatë konferencës së Organizatës për Ushqimdhe Agrokulturë pranë OKB-së.

Të fundit