Flash News

NDËRKOMBËTARE

OBSH: Shumë shqetësuese situata nga COVID-19 në Europë

OBSH: Shumë shqetësuese situata nga COVID-19 në Europë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar se situata e pandemisë së COVID-19 në Europë është shumë shqetësues. Numri në rritje i rasteve ditore dhe i personave që marrin trajtim mjekësor është rritur ndjeshëm, nënvizoi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge.

Sipas këtij të fundit, edhe pse situata nuk është e ngjashme me atë të mars-prillit, numri i viktimave është pesëfishuar.

“Numri i rasteve ditore është rritur, pranimet në spital gjithashtu. COVID-19 është tashmë shkaku i pestë i vdekjeve dhe pragu prej 1 000 të vdekur në ditë është arritur”, konfirmoi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi në internet.

Nëse ne regjistrojmë dy apo tre herë raste në ditë në raport me pikun e prillit, ne do të kemi pesë herë më shumë të vdekur”, nënvizoi ai duke këmbëngulur në rëndësinë e masave të reja që do të merren në mbarë Europën për të ndaluar transmetimin e virusit", tha Kluge.

Të fundit