Flash News

Bota

Papa Françesku "i rrethuar" nga COVID, katër roje personalë rezultojnë pozitivë

Papa Françesku "i rrethuar" nga COVID, katër roje

Katër roje personalë të Papa Françeskut kanë rezultuar pozitivë me COVID, teksa aktualisht ndodhen në karantinë.

Anëtarët e Gardës shfaqën simptoma të dyshimta për COVID, ku më pas i'u nënshtruan testit.

Por, Papa Françesku u pa sot pa maskë duke kryer detyra, përfshirë takimin me Kardinalin George Pell.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, bëri me dije se rojet kanë simpatoma të lehta, ndërkohë që të gjithë rojet, në shërbim ose jo, do të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë në vëzhgimin e vazhdueshëm për respektimin të masave të parashikuara shëndetësore.

Gjihashtu, Papa Francesku, 83 vjeç, që mund të jetë veçanërisht i ekspozuar ndaj Covid-19, do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Sakaq, përveç rojeve, vetëm tre persona që banojnë në Vatikan janë infektuar me Covid-19.

Kujtojmë se javën e kaluar, Vatikani futi kufizime të reja të koronavirusit duke përfshirë mbajtjen e maskave, madje edhe jashtë, si dhe praktikimin e distancës sociale.

 

Të fundit