Flash News

NDËRKOMBËTARE

Pas 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi, nxirren nga rrënojat të gjallë nëna me tre fëmijët

Pas 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi, nxirren nga rrënojat

Pas 18 orësh nga operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi nga tërmeti që goditi Izmirin, janë nxjerrë të gjallë nëna me tre fëmijët e saj. Kryetari i Bashkisë Tunc Soyer është shprehur duke thënë se është shumë i lumtur nga kjo mrekulli:

“Ne jemi të kënaqur kur dëgjojmë se po ndodhin mrekulli si rezultat i punës së zellshme nga ekipet e shpëtimit."

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë përfunduar disa ndërtesa dhe ndërkohë janë ende duke kërkuar për persona që mund të kenë mbijetuar nën rrënoja. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një fjalim të tijin ka thënë se 885 njerëz janë plagosur, 15 prej tyre në mënyrë kritike.

Të fundit