Flash News

NDËRKOMBËTARE

Përkeqësimi i bilancit covid-19, Greqia rikthen shtetrrethimin nga e shtuna

Përkeqësimi i bilancit covid-19, Greqia rikthen shtetrrethimin nga e

Rritja e rasteve të reja me covid-19 në Greqi ka bërë që qeveria të ashpërsojë masat.

Kështu, duke filluar nga e shtuna e kësaj jave, Greqia rikthen shtetrrethimin për disa orë në zonat e cilësuara portokalli dhe të kuqe, pra nisur nga numri i shtuar i rasteve të infektimit, raportojnë mediat greke. 

Njoftimi u bë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili njoftoi se veç maskave me detyrim kudo, pritet të vihet në zbatim një shtetrrethim nga ora 00:30 deri në 05:00, ashtu siç po ndodh edhe në shumë vende të mëdha evropiane ditët e fundit.  

Qëllimi është të zvogëlojmë udhëtimet dhe tubimet në mbrëmje, të cilat favorizojnë transmetimin e virusit. Me pak argëtim, por me më shumë shëndet për një kohë të gjatë.

Një parashikim që tashmë zbatohet, në fund të fundit, edhe në shumë kryeqytete dhe rajone të Evropës”, tha Kyriakos Mitsotakis.   

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 882 persona, si dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

Të fundit