Flash News

NDËRKOMBËTARE

Përkeqësimi i situatës me COVID-19/  Hungaria ashpërson masat, rikthen orën policore dhe mbyll shkollat

Përkeqësimi i situatës me COVID-19/  Hungaria ashpërson

Përkeqësimi i situatës së pandemisë ka detyrua qeverinë hungareze të ashpërsojë masat. Kryeministri, Viktor Orban njoftoi sot se do të rikthehet ora policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve. Aktivitetet sportive do të zhvillohen pa tifozë si dhe nuk do të lejohen grumbullime me më shumë se 10 persona.

Kopshtet dhe shkollat për fëmijët deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, ndërsa shkollat e mesme dhe universitetet do të zhvillojnë mësim online.

Ky vendim erdhi pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe numër të lartë viktimash nga COVID-19.

Të fundit