Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qëlloi me breshëri godinën e qeverisë dhe më pas vrau veten, DW zbardh ngjarjen: Gara për bomba e armë

Pas një sulmi me armë në godinën e qeverisë kroate në Zagreb, në Kroaci është riaktualizuar debati për mbajtjen e armëve. Sulmuesi ka plagosur rëndë një polic dhe më pas ka vrarë veten.
Gjatë bastisjeve të objekteve në pronësi të 22-vjeçarit që ka sulmuar policin dhe më pas ka vrarë veten, policia ka gjetur disa armë dhe një sasi të madhe municioni. Por ky nuk është një rast i izoluar, si dëshmojnë bastisjet e kryera kohët e fundit. Një person 63-vjeçar thotë se ai do të donte të vriste kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq, në vend të 22-vjeçarit. Në shtëpinë e tij janë gjetur armë, municion dhe mjekte shpërthyese.
"Hulumtimet e fundit kanë dëshmuar se në Kroaci ka një armë ilegale për kokë banori“, thotë për DW, analisti Igor Tabak. Ai nuk pret rezultate tepër të mira nga aksioni për dorëzimin vullnetar të armëve. Një aksion i tillë po zhvillohet që nga viti 2007, nën moton “Më pak armë, më pak tragjedi”. Qëllimi është që qytetarët t’i dorëzojnë armët ilegale, pa pasur frikë nga pasojat. Policia ka premtuar se do të ruajë anoniminitetin e personave që i dorëzojnë armët. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar edhe shumë kroatë.
Gra me bomba e armë kalibri
Raportet për armët e dorëzuara shpesh janë tepër të çuditshme. Ka raste kur gratë dorëzojnë armë të kalibrave të mëdhenj, bomba, minahedhës apo dhe mina që përdoren kundër automjeteve artilerike. Ka pasur dhe raste kur gratë kanë dorëzuar me dhjetëra bomba. „Gjatë luftës edhe unë kam pasur bomba. Për çdo rast, sepse ka qenë luftë dhe nuk kam dashur të bie në duart e armikut. Pas luftës i kam fshehur në një kotec ku pulat bënin vezë. Por dikur kisha frikë se dikush mund të bjerë në mina dhe i kam dorëzuar”, thotë një grua.
Prej shtatorit të vitit 2007 deri në shtator të vitit 2020 janë dorëzuar 343.492 armë ilegale. Numri i fishekëve kalon shifrën prej pesë milionë të dorëzuar, ndërkohë që janë dorëzuar dhe armë të kalibrave të vogël dhe të mëdhenj. Por ekspertët thonë se shumë qytetarë janë duke dorëzuar armë të prishura, ndërsa ato që janë në rregull vazhdojnë t’i mbajnë ilegalisht.
Kujtime nga lufta apo rrezik potencial?
Pra jo të gjithë duan t’i dorëzojnë armët. Kjo është një temë shumë e ndjeshme, e për të cilën jo të gjithë duan të flasin. Disa prej tyre thonë se armët i kanë siguruar gjatë luftës, disa pas lufte, sepse në treg nuk ka pasur armë legale. Armët asokohe kanë qenë kryesisht pronësi e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë.
"Ne kemi bërë roje me çifte, ndërsa ata kanë pasur armë moderne dhe tankse“, thotë një ish-luftëtar kroat kundër forcave serbe. Ai megjithatë ka vendosur t’i kthejë armët ilegale, ndonëse e ka pasur shumë vështirë të ndahet nga armët që i kanë shpëtuar ndoshta jetën gjatë luftës. Por shumë të tjerë nuk i kanë dorëzur armët. Ka dhe të tillë të cilët hapur në rrjetet sociale thonë se armët duhen ruajtur – për mundësinë e shpërthimit të ndonjë lufte tjetër.
Apelet për dorëzimin e armëve
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Zarë, Jere Zurak, thotë se disa veteranë i kanë mbajtur armët si kujtim nga lufta. Por ai thotë se nuk është mirë të mbahen armë në shtëpi dhe se këto armë duhet të kthehen. Këto armë mund të sjellin edhe fatkeqësi në familje, sepse mund të ndodhë që dikush t’i përdorë ato dhe të ketë ndonjë vrasje. Ai ka ofruar pjesëmarrësve të luftës edhe ndihmë për kthimin e armëve, me premtimin se këta persona do të mbeten anonim.
Sulmi në godinën e qeverisë kroate ka hapur edhe çështjen e radikalizimit në shoqëri, në veçanti tek të rinjtë. Një kombinim i radikalizimit dhe armëve mund të jetë tepër i rrezikshëm. Ndaj qeveria po përpiqet të motivojë të gjithë për kthimin e armëve ilegale.
Ekzistojnë edhe ide për pagesa të personave që kthejnë armët ilegale. Por për momentin nuk ka ndonjë buxhet për armët ilegale. Megjithatë autoritetet po shqyrtojnë shumë mundësi për një siguri më të mirë të institucioneve dhe qytetarëve./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38