Flash News

Bota

Shembet mbikalimi i metrosë në Meksikë, 15 viktima dhe dhjetra të plagosur

Shembet mbikalimi i metrosë në Meksikë, 15 viktima dhe dhjetra
Foto ilustruese

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së një mbikalimi në metronë e kryeqytetit të Meksikës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës. Zyrtari i lartë i qeverisë, Alfonso Suarez tha për mediat se të plagosurit po dërgoheshin në spital, raporton Euronews.

Shumë makina mbetën nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për kërkimin e të tjerë personave që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Të fundit