Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Speciale/ Veterani i CIA: Administrata Biden duhet të hetojë aktivitetin e Grenell në Ballkan
Ish-shefi i spiunazhit të Trump, Grenell mbështet autokratin serb pro-rus. A janë shokët e Trump duke kultivuar autokratët dhe ekstremistët europianë për një kthim në Shtëpinë e Bardhë si kreu i një Boshti transatlantik të së Keqes?
Jeff Stein
Ndërsa të gjithë sytë ishin drejtuar nga diatriba televizive e Tucker Carlson për liderin e fuqishëm, antidemokratik, pro-rus të Hungarisë, Viktor Orban, në fillim të këtij muaji, një tjetër ndjekës i shquar i Donald Trump ishte gjetkë në Europën Lindore duke mbështetur një diktator tjetër në pritje dhe të rënë në orbitën e Moskës, Aleksandër Vuçic-in e Serbisë.
Richard Grenell, ambasadori i mëparshëm i Trump në Gjermani, dhe, për një kohë të shkurtër, ushtrues I detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, ka marrë prej kohësh anën e presidentit serb në rezistencën e tij ndaj një plani paqësor që do ta detyronte atë të njihte sovranitetin e Kosovës. Animi i Grenell ishte aq i hapur saqë, në vitin 2020, kur ishte i dërguari special i Trump në Ballkan, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e akuzoi për "përfshirje të drejtpërdrejtë" në rrëzimin e qeverisë së tij. Grenell, tha ai, "bëri presion" mbi partnerin e vogël në qeverinë e tij për të lënë koalicionin pasi ai nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje paqeje që favorizonte Serbinë në një marrëveshje të shkëmbimit të territoreve.
"Unë nuk u rrëzova për asgjë tjetër, por thjesht sepse ambasadori Grenell po nxiton të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë ... për të fituar pikë politike para zgjedhjeve presidenciale në SHBA," akuzoi Kurti. Një studiues i Ballkanit, Edëard P. Joseph, thotë se Grenell "shtrembëroi dinamikën e negociatave në favor të palës jofleksibël, Beogradit."
Grenell shkroi në Tëitter për të mohuar akuzën e Kurtit, duke thënë: "Nuk është folur absolutisht për shkëmbime territoresh nga unë - dhe nuk është diskutuar kurrë për këtë nga askush tjetër në praninë time. Ne e kemi thënë këtë shumë herë”.
Prej tetë muajsh pa funskione publike, Grenell, 55 vjeç, është edne afër zyrtarëve serbë-gjë që ngre pyetjen se çfarë po përgatisin në të vërtetë ai dhe Carlson: A po përkëdhelin Serbinë dhe Hungarinë, së bashku me nacionalistët e tjerë të ekstremit të djathtë europian, në përpjekje për të krijuar një aleancë transatlantike të ekstremistëve që do të ndihmonin kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë si kreu titullar i një rendi të ri autoritar botëror?
Animi serbi i Grenell-it është i dukshëm. Në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë pasi Presidenti Biden njoftoi sanksione ndaj "personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor" - lexoni: serbët - Grenell u filmua në Beograd duke u argëtuar me një zyrtar të lartë të regjimit të Vuçiç-it, një radikal serb gjithnjë e më shumë i distancuar nga SHBA dhe në aleancë me Presidentin rus Vladimir Putin. Me përjashtim të katër viteve të administratës Trump, Vuçiç ka qenë prej kohësh i papërfillur në Uashington. Në vitin 2015, pesë anëtarë të Kongresit protestuan për vizitën e tij të pritshme në Uashington, duke veçuar vëllain e kryeministrit dhe miqtë e tij për marrëdhënie të dyshuara korruptive me një të dërguar të Putinit dhe duke denoncuar kapjen e mediave të pavarura të Serbisë nga ana e tyre.
"Eshtë kaq ironikë që Grenell po I serviloset figurave pro-Moskës dhe anti-Amerikës si Vuçiç, "thotë John Sipher, ish shef i stacionit të CIA në Serbi. "Ne gjithmonë e dinim që Grenell kurrë nuk interesohej për parimet ose interesat e SHBA, por përkundrazi do të thoshte ose do të bënte gjithçka për të mbështetur veten ose Donald Trump."
Grenell nuk iu përgjigj kërkesave të SpyTalk për koment me email dhe telefon.
Grenell rezulton gjithashtu i lidhur me diktatorin në lulëzim të Hungarisë Orban. Vitin e kaluar, grupi studimor libertarian, Responsible Statecraft, zbuloi se në vitin 2016, firma e marrëdhënieve me publikun e Grenell në Ëashington, DC, Capitol Media Partners, kishte marrë mbi 100,000 dollarë nga një fondacion i financuar dhe drejtuar nga qeveria hungareze. Grenell nuk u regjistrua si agjent i huaj siç kërkohet nga ligji amerikan dhe lidhja mbeti e fshehtë ndërsa ai ishte ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Për më tepër, organizata e lajmeve investigative Propublica raportoi vitin e kaluar se Grenell kishte kryer gjithashtu konsultime të pazbuluara në emër të Vladimir Plahotniuc, një oligark moldav "i cili tani është i arratisur dhe së fundmi iu ndalua hyrja në SHBA nën sanksionet antikorrupsion vendosur muajin e kaluar nga Departamenti i Shtetit. " Në vitin 2016, Grenell shkroi disa artikuj në gazetat e djathta duke mbrojtur Plahotniuc. Një avokat për Grenell i tha Propublica se ai nuk kishte pse të regjistrohej sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj "sepse ai nuk po punonte nën drejtimin e një fuqie të huaj".
Grenell nuk mund të kontaktohej për ndonjë koment mbi ndonjë nga këto apo vizitat e tij e fundit në Beograd. Nuk kishte festa të veçanta kombëtare serbe që festoheshin atje asokohe, por Grenell mori pjesë në një tubim nacionalist në përkujtim të partizanëve serbë, të cilët luftuan me pushtuesit nazistë për katër vjet të gjatë dhe të përgjakshëm. Në një video Grenell mund të shihet duke kënduar me gëzim së bashku me një turmë të madhe një interpretim të zhurmshëm të Bella Ciao, një këngë popullore italiane që u përshtat si himn antifashist gjatë luftës, por më vonë u bë një "himn i majtë mbarëbotëror për lirinë", sipas një eksperti.
Udhëheqësi më efektiv i guerilëve të kohës së luftës, Josip Tito, ishte një komunist që do të bashkonte Ballkanin në 1945 dhe do të sundonte mbi Jugosllavinë deri në vdekjen e tij në 1980. Por më 1989 erdhi ngritja e ekstremistit serb Slobodan Milošević, i cili nxiti një ringjallje të çetnikëve, guerrilët e Luftës së Dytë Botërore që fillimisht kishin luftuar me nazistët, por përfunduan duke bashkëpunuar me ta. Të udhëhequr nga Milošević, serbët ndezën rivalitetet dhe mëri etnike shekullore, filluan fushata "spastrimi etnik" në Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci dhe e futën Ballkanin në një luftë dhjetëvjeçare që përfundoi vetëm pas një fushate bombardimesh 78-ditore të udhëhequr nga SHBA. Millosheviq dhe dy ndihmësit e tij u dënuan më vonë për krime lufte në Hagë, por një farë e lëvizjes së tyre ka mbirë me Vuçiç, i cili ishte ministri i propagandës i Millosheviqit gjatë bombardimeve.
Presidenti serb vazhdon ta celebrojë Millosheviqin. Në një fjalim para serbëve të Kosovës në vitin 2018, Vuçiç e vlerësoi atë si një udhëheqës "të madh", duke ndezur përsëri zemërimin dhe reagimin ballkanik.
Me sa duket, kjo është çka Trump me shokë i pëlqejnë atij.
Serbët Për Trumpin
Fushata Trump e vitit 2020, dhe Grenell në veçanti, e kërkoi votën serbo-amerikane të krahut të djathtë, e cila nuk është e parëndësishme dhe duket se do ta tërheqë përsëri për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve. Rreth 750,000 serbo-amerikanë banojnë në një numër shtetesh kryesore të shteteve të konsideruara fushë-betejë, përfshirë Arizonën, Ohio, Michigan, Ëisconsin, Florida dhe Pensilvania. Vitin e kaluar, organizata Serbët për Trump, e afërt me Grenell dhe ish-gjeneralin mashtrues Michael Flynn, njoftoi kthimin në një komitet të veprimit politik (PAC).
"Grenell ishte i përfshirë në mënyrë aktive me Serbët për Trumpin," tha një ish -diplomat ballkanik i cili kërkoi të mos identifikohej nga frika e ndëshkimit nga agjentët e Vučić. "Ai mbajti fjalime dhe erdhi në evente dhe mbledhje fondesh dhe arriti të organizojë një numër të konsiderueshëm të serbëve amerikanë për të votuar për Trumpin në zgjedhjet e fundit."
Jo se serbo -amerikanët kishin nevojë për bindje. Shumë prej tyre kanë një armiqësi të veçantë për Biden.
"Serbët nuk e kanë harruar mbështetjen entuziaste të zotit Biden për fushatën e bombardimeve kundër serbëve në 1999”, shkruhej një artikull në revistën Ëall Street International, një botim i Doë Jones, vitin e kaluar.
Kishte "entuziazëm të fortë" për Trumpin në qarqet e Vuçiç-it, thotë eksperti i Ballkanit Edëard P. Joseph, një ish-zyrtar amerikan i cili kaloi mbi një duzinë vitesh atje, përfshirë gjatë konfliktit NATO-Serbi. "Unë nuk kam më shumë të dhëna për vizitën e fundit të Grenell, por afërsia mes Vučić dhe kolegëve të tij me Trump/Grenell dhe anasjelltas, gjatë kohës së tyre në detyrë, është një dëshmi e qartë", tha Joseph me email për SpyTalk. Vuçiq pothuajse "e humbi toruan" në kamera kur më në fund u bë e qartë se Trump kishte humbur."
Pasi Tëitter pezulloi disa faqe lajmesh serbe javën e kaluar pas pretendimit se ishin të pavarura, por në të vërtetë ishin nën kontrollin e qeverisë, Vuçiç shpërtheu. "Unë nuk mund të pres që ata (Tëitter) të mbyllin llogarinë time kështu që unë të bëhem një Trump tjetër në botë!", u qa ai. (Trump u dëbua nga Tëitter në janar për nxitje të dhunës.)
Grenell mbështeti Vučić, duke shpërthyer Tëitter për "hipokrizinë" e tij në bllokimin e faqeve serbe.
Intriga e huaj
Jashtë orbitës së Trump, animi i fortë i Vuçiç drejt Rusisë dhe Kinës shqetëson Uashingtonin, i cili u përpoq me guxim të tërhiqte Serbinë nga Moska gjatë administratës së Obamës. Por Vuçiç nuk ka qenë delikat në lidhje me prirjet e tij. Pas arrestimit të udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny në fillim të këtij viti, të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Serbisë, u bashkuan në sanksionet e Europës kundër Rusisë.
Për më keq, ai dyshohet se ka ndihmuar një përpjekje ruse për grusht shteti në vitin 2016 në Malin e Zi fqinj. Pasi komploti u prish, autoritetet atje kapën një nga komplotistët, i cili "hapi barkun" për dy agjentë rusë që komplotuan "për të marrë ndërtesën e Parlamentit të Malit të Zi muajin e kaluar, për të vrarë kryeministrin dhe për të instaluar një qeveri të re armiqësore ndaj NATO -s", njoftoi Neë York Times.
Vuçiç ende po përpiqet ta përkulë presidentin malazez ndaj vullnetit të tij nëpërmjet një fushate të shpifjes nga tabloidët serbë dhe presionit politik nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Fronti Demokratik - "një instrument në përpjekjen armiqësore të Vuçiçit për kapjen e qeverisë në Malin e Zi", raporton BalkanInsight.
Vuçiç, jo vetëm që mohoi çdo përfshirje në grusht shteti, ai pretendoi se e kishte penguar atë duke ndaluar disa të dyshuar për komplot, të cilët nuk pranoi t'i emërojë, "Ne nuk mund të gjenim dëshmi të përfshirjes nga politikanët serbë apo malazezë," shtoi ai.
Shërbimet inteligjente të Kremlinit, ndërkohë, kanë gjetur gjithashtu një strehë mirëpritëse në Serbi, sipas ish -diplomatit ballkanik. "Qindra, nëse jo mijëra" agjentë rusë po punojnë me Agjencinë e Sigurisë Ushtarake VBA të Serbisë, një homologe e GRU të Rusisë, si dhe BIA, agjencia e jashtme e Beogradit për mbledhjen e inteligjencës dhe aksionet e nëndheshme, tha ai. "Ministria ruse e mbrojtjes ka hapur një zyrë të përhershme në ministrinë serbe të mbrojtjes," tha ai për SpyTalk.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Serbe nuk iu përgjigj emaileve të përsëritura për një koment.
Vuçiç ka qenë në një shopping armësh në Moskë, duke blerë avionë luftarakë MiG, tanke dhe raketa tokë-ajër Pantir-S. Ai është gjithashtu "në bisedime për të blerë S-400", sistemi më i avancuar kundërajror i Rusisë (i aftë të rrëzojë F-16), tha ish-diplomati ballkanik. "Së bashku me të vijnë edhe këshilltarë, teknikë dhe kështu me radhë," thotë Stephen Blank, një autor pjellor i librave dhe artikujve mbi politikat e jashtme, energjetike dhe ushtarake ruse. AirSerbia, ndërkohë, së shpejti mund të jetë kompania e parë ajrore europiane që do të fluturojë me aeroplanin civil rus Sukhoi Superjet 100, nëse bisedimet që u hapën në qershor kanë sukses.
Të gjitha këto ngrenë pyetje në lidhje me besnikëritë përfundimtare të Vuçiç-it. Blank, një bashkëpunëtor i lartë në Programin Eurasia të Institutit të Kërkimit të Politikës së Jashtme, e quan Vučić "politikani më i mirë në rajon", i cili duhet të luftojë me "një lob të madh pro-rus në shtëpi" dhe thjesht "po luan të gjitha anët kundër mesit". " Vëzhguesit e tjerë e përqeshin atë, duke thënë se Vučiç ka rënë në orbitën e Putinit, qëllimi kryesor i të cilit është të parandalojë të pashmangshmen, siç thotë Blank, të Bashkimit Europian dhe përparimin e NATO -s.
Eksperti i Ballkanit, Joseph, e quan Vučić -in “një sekser për kundërshtarët e Perëndimit, Rusinë dhe Kinën [të cilët] praktikojnë dhe promovojnë demokracinë joliberale të aleatit të tyre kryesor në BE, Hungarisë - dhe aleatët e tyre ekstremistë në të gjithë Europën. Midis 2017 dhe 2019, "figurat kryesore politike në Serbi, përfshirë Presidentin Vuçiç, vëllain e tij dhe shefin e policisë", shkëmbyen mbi 1.000 telefonata "me udhëheqësin e një lëvizjeje të dhunshme të ekstremit të djathtë, të bashkë-themeluar nga një nacionalist famëkeq britanik, raportoi The Times of London.
Damë kineze
Serbia gjithashtu është afruar me Kinën që kur Vuçiç u bë president në 2017.
"Që kur Vuçiq mori detyrën, lidhjet me Kinën janë forcuar, përmes investimeve të konsiderueshme në termocentralet e qymyrit dhe industritë e rënda si minierat dhe shkrirjet e bakrit, dhe ringjalljen e një fabrike çeliku të prishur," raportoi The Diplomat magazine në prill. “Investimet u shoqëruan me huadhënie masive kineze, takime të nivelit të lartë politik dhe blerjen e armëve kineze. Në vitin 2019, Serbia madje ftoi forcat kineze të sigurisë të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta. "
Çdo gjë që avancon Iniciativën globale “Brezi dhe Rruga” të Kinës, veçanërisht në Europë, shkakton shqetësim në Uashington.
Përhapës ilegal i armëve
Vučić gjithashtu ka bërë marrëveshje të errëta armësh dhe tregtare me monarkun e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed, duke nxitur akuzat për korrupsion. Serbia dhe shtetet e ndryshme arabe kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie "të errët", sipas faqes së internetit The Neë Arab.
"Vuçiq është shumë afër MBZ," siç njihet Zayed, tha ish -diplomati ballkanas për SpyTalk. Serbia po "i shiste armë [Arabisë Saudite] që përfunduan në Jemen". Dhe gjetkë: Në qershor, autoritetet e qeverisë së Libisë të mbështetur nga OKB-ja zbuluan një minë të maskuar si një arush Teddy i lënë nga rebelët në tërheqje. Pajisja kishte pjesë bombe të prodhuara në Serbi të lidhura në të - "dëshmi se Serbia vazhdon të anashkalojë embargon e OKB -së për eksportet e armëve në Libi," raportoi BalkanInsight.
Të gjitha këto e bëjnë Aleksandar Vuçiç-in një shok të çuditshëm për një ish -diplomat amerikan, për të mos përmendur faktin që po ai së fundmi zuri postin më të lartë në inteligjencën amerikane - përveç nëse, natyrisht, ai person është i besuari i një ish -presidenti amerikan i cili demonstroi një preferencë të theksuar për autokratët e botës krahasuar me udhëheqësit e demokracive të saj. Dhe duke pasur parasysh adhurimin e heroit që Tucker Carlson dhe Grenell kanë për dyshen që duket e prirur për një ringjallje fashiste, është e drejtë të pyesim nëse Ekipi Trump po kultivon një aleancë që përzien fuqinë dhe paratë e autokratëve dhe nacionalistëve të djathtë ekstremistë amerikanë dhe europianë, Ukrainasit pro-Rusi dhe monarkitë shtetërore të Gjirit në një lloj të ri të boshtit të së keqes, i ankoruar ky në Shtëpinë e Bardhë.
"Unë me të vërtetë shpresoj se administrata e Bidenit po mban një sy mbi aventurat e Grenell në Ballkan," thotë Sipher, ish -shefi i stacionit të CIA -s në Serbi. Ai dëshiron që dikush në administratën e Biden të rishikojë të gjitha paktet e Grenell ndërsa ai ishte drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Por ndërkohë, ai thotë, "Unë jam thjesht i lumtur që ai nuk është më në një pozitë vendimmarrëse."
Për tani.
*Marrë nga SpyTalk. Perkthimi: Politiko.al
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58