Flash News

NDËRKOMBËTARE

Tjetër variant i ri i Covid-19 zbulohet në Britaninë e Madhe: Kanë ardhur nga Afrika e Jugut

Tjetër variant i ri i Covid-19 zbulohet në Britaninë e Madhe:
Matt Hancock

Dy britanikë janë diagnostikuar me një tjetër mutacion të ri dhe "shumë shqetësues të Covid-19”. Kështu u shpreh sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock në një konferencë shtypi në Downing Street.

Hancock tha se të dy britanikët kishte qenë në Afrikën e Jugut në dy javët e fundit dhe për këtë janë karantinuar menjëherë. Ai shtoi se lloji i ri i zbuluar ishte më i transmetueshëm.

"Sigurisht që lufta kundër virusit është një përpjekje globale dhe ne jemi vazhdimisht vigjilentë për të parë botën dhe si pjesë e mbikëqyrjes sonë, ne kemi zbuluar dy raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit këtu në Mbretëria e bashkuar”, u shpreh Matt Hancock, shkruan ‘The Sun’.

"Së dyti, ne po vendosim kufizime të menjëhershme për udhëtimet nga Afrika e Jugut.

"Dhe së treti dhe më e rëndësishmja, çdokush nga Britania e Madhe që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të kaluara dhe kushdo që është një kontakt i ngushtë i kujtdo që ka qenë në Afrikën e Jugut në dy javët e fundit duhet të karantinoret menjëherë."

Varianti i ri

Varianti i ri i virusit - i njohur si 501.V2 - përbën rreth 80 deri 90 përqind të rasteve të reja në kombin më të industrializuar të Afrikës.

Varianti është i ndryshëm nga lloji britanik që po përhapet me shpejtësi, por gjithashtu besohet të jetë shumë infektiv. Varianti i ri i Afrikës së Jugut është gjurmuar në Gjirin e Nelson Mandela në Kepin Lindor, i cili ishte zona e parë e madhe urbane që u godit nga vala e dytë e vendit.

Afrika e Jugut ka regjistruar rreth 930,000 raste të virusit që nga fillimi i pandemisë dhe pothuajse 25,000 vdekje.

Vendi aktualisht ka më shumë se 8,500 njerëz të shtruar në spital me Covid-19, duke tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm prej 8,300 të regjistruar në gusht.

Të fundit