Flash News

Bota

Trump shërohet nga COVID, mjeku i Shtëpisë së Bradhë: Presidenti nuk është më "i rrezikshëm"

Trump shërohet nga COVID, mjeku i Shtëpisë së Bradhë:

Pas kryerjes së testit të COVID-19 për disa ditë rresht, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rezultuar negativ me COVID.

Lajmin është bërë i ditur nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, i cili u shpreh se Trump nuk është më "i rrezikshëm" për të tjerët.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Dr. Sean Conley theksoi se presidenti amerikan ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott.

Ekipi mjekësor i tij kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve presidenti nuk është infektues për të tjerët.

Por ndërkohë,  shumë ekspertë janë dyshues në lidhje me testin e shpejtë, Abbott BinaxNOW , i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin.

‘Abbott BinaxNOW’ kushton vetëm 5 dollarë dhe funksionon si një test shtatzënie, duke zbuluar praninë e një proteinë të prodhuar nga COVID-19.

Kujtojmë se Trump i është rikthyer fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridss, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Të fundit