Flash News

NDËRKOMBËTARE

VIDEO/ Rusi, 11 viktima nga një sulm me armë në shkollë. Nxënësit hidhen nga kati i 4-t për t’i shpëtuar plumbave

VIDEO/ Rusi, 11 viktima nga një sulm me armë në shkollë.

11 persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave  me armë zjarri në një shkollë në qytetin rus Kazan. Mediat vendase raportojnë se në këtë ngjarje ishin përfshirë dy adoleshentë.

Policia ka arrestuar dy adoleshentët njëri 17-vjeç dhe tjeri 19 vjeç. Motivet e sulmit janë ende të paqarta.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet sesi nxënësit hidhen nga dritaret e katit të katërt të shkollës për t'iu shpëtuar plumbave. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Ky sulm ka tronditur Rusinë dhe janë shtuar masat e sigurisë edhe

 


në shkollat e tjera.

 

Të fundit