Flash News

NDËRKOMBËTARE

Vjen ultimatumi për Lukashenkon: Largohu ose nisin revolta të fuqishme mbarëkombëtare

Vjen ultimatumi për Lukashenkon: Largohu ose nisin revolta të fuqishme

Kryeopozitarja bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya i ka dhënë ultimatum Presidentit Alexander Lukashenko që të japë dorëheqjen deri më 25 tetor, në të kundërt do të nisin revolta të fuqishme. Gjithashtu, ajo i ka bërë thirrje të lërë të lirë të gjithë protestuesit e burgosur.

"Në qoftë se Lukashenko nuk njofton dorëheqjen, ndalon dhunën dhe liron të burgosurit politikë, “me 26 tetor, të gjitha ndërmarrjet do të fillojnë grevën, të gjitha rrugët do të bllokohen, dyqanet shtetërore nuk do të kenë asnjë lloj shitje", tha Tsikhanouskaya.

Ky vendim erdhi pas dhunës së shtuar që u ushtrua ndaj protestuesve, të cilët kërkojnë largimin e Lukashenkos nga drejtimi i vendit. Qytetarët dhe opozita bjelloruse akuzojnë Lukashekon se ka manipuluar rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Ultimatumi erdhi pasi autoritetet intensifikuan shtypjen ndaj protestuesve anti-qeveritarë këtë javë, duke përdorur pompa uji, gaz lotsjellës dhe armë ndriçuese.

Një ditë më parë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord për të vendosur sanksione ndaj Lukashenkos.

Vjen ultimatumi për Lukashenkon: Largohu ose nisin revolta të fuqishme

Të fundit