Flash News

KRYESORE

Ndërkombëtarët kundër kalimit të vettingut për kreun e Kushtetueses: Dedja nuk duhet të qëndrojë në detyrë

Ndërkombëtarët kundër kalimit të vettingut për

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në krye të detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

ONM-ja mendon se Bashkim Dedja nuk duhej të kishte kaluar vettingun dhe për këtë arsye ka kërkuar nga Komisionerët Publikë, animimin e vendimit të Dedjes, i cili gjatë seancave dëgjimore pati probleme me justifikimin e pasurisë.

Ky i fundit është i vetmi gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, duke mbetur i vetëm në këtë institucion, pasi KPK ka rrëzuar të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.

Duke shfrytëzuar një bisedë me gazetarët, ai e cilësoi kalimin e vettingut si të kalojë varrin për së gjalli. “Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh 'varrin për së gjalli'. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese. Ndërkombëtarët janë ndihmues por vendimmarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime”, ishin fjalët e tij.

Njoftimi i Komisionerëve Publikë: 

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.

Të fundit