Flash News

KRYESORE

“Ndërkombëtarët mesazh Ramës: Negociatat nuk hapen pa u dënuar politikanët që vjedhin vota”

“Ndërkombëtarët mesazh Ramës: Negociatat nuk hapen pa

Në takimin me qytetarët e Gjirokastrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se beteja e tij me mazhorancën nuk është për rotacion politik, por të një shtet me institucione legjitime. Pa largimin e Edi Ramës dhe pa u dënuar vjedhësit e votave të zgjedhjeve të 2017-ës, theksoi Basha, nuk do të ketë hapje negociatash dhe integrim në Bashkimin Europian.

“Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderët dhe gjithçka.  Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, theksoi Basha.

Në fund, Basha u premtoi simpatizantëve se nuk do të tërhiqet pa largimin e Edi Ramës, që do ti hap rrugë organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”, përfundoi Basha.

Të fundit