Flash News

KRYESORE

“Ndërkombëtarët po punojnë për largimin e qeverisë, të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme”

“Ndërkombëtarët po punojnë për largimin e

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, në një takim me strukturat e kësaj partie në Gjirokastër, ku e pranishme ishte dhe kryetarja Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje mbështetësve të kësaj partie që të bëhen gati pasi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Tavo tha se edhe ndërkombëtarët po punojnë për largimin e qeverisë aktuale.

“Ndërkombëtarët dhe qeveritë e vendeve perëndimore, edhe shërbimet e këtyre vendeve, kanë filluar dhe po punojnë për të gjetur forma dhe mënyra për ta larguar qeverinë e së keqes por bashkë me të, për të larguar një herë e mirë dhe krimin që shoqëron këtë qeveri”, u shpreh Tavo.

Deputeti i LSI-së tha se në zgjedhjet e fundit u deformua vullntei i qytetarëve.

Të fundit