Flash News

KRYESORE

Ndërkombëtarët solidarizohen me “Teatrin”, ambasadorja e rëndësishme takon artistët

Apeli i artistëve për ndërkombëtarët nuk ka shkuar dëm. Aktori Neritan Liçaj ka zbuluar se te dielen kanë zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në Tiranë, Christina Vasak.

“Sot (te dielen) paradite na vizitoi ambasadorja franceze. Një shenjë shumë e mirë kjo...“, deklaroi ndër të tjera aktori, pa dhënë detaje për qëndrimet e saj për këtë çështje.

Arsitët janë kundër shembjes së ndërtesës dhe ndërtimit të një teatri të ri te rrethuar me 6 kulla biznesi.

Të mërkurën e kaluar ata patën edhe një konfrontim fizik me policinë, që tentoi të boshatistë godinën për t’i hapur rrugë shembjes së saj. /L.C./

Deklaraten e aktorit e gjeni duke filluar nga minuta 1-53:

Të fundit