Flash News

KRYESORE

Ndërkombëtarët të pranishëm në takimin e radhës midis LDK-së dhe LVV-së

Ndërkombëtarët të pranishëm në takimin e

Në takimin e nesërm midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se prania e ndërkombëtarëve do të jetë për t’u informuar dhe se ata nuk do të synojnë të ndërmjetësojnë.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam. Ndërkombëtarët do të jenë të pranishëm në takimin e nesërm.”, tha Osmani

Dy liderët e partive biseduan sot për detajet për koalicionin, i cili do të qeverisë vendin. Duhet thënë se kjo është java e fundit që ka në dispozicion Albin Kurti për të krijuar qeverinë e re në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Nga LDK-ja duan që të kenë ata të drejtën për të vendosur kryeparlamentarin, ndërkohë që LVV-ja heziton që të heqë nga ky poston Glauk Konjufckën, të zgjedhur para disa javësh.

Të fundit