Flash News

KRYESORE

Nderohet me titull në Shqipëri drejtori i Zërit të Amerikës

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Bashkia e Tropojës, e drejtuar nga demokrati Besnik Dushaj nderoi gazetarin e Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, Drejtori i Divizionit të Euroazisë, me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”.

Pasi mori titullin, Biberaj deklaroi se ndjehet krenar për prejardhjen e familjes dhe trashigiminë e pasur të prindërve. Ai shtoi se, duke qenë një shtetas amerikan, pati mundësinë për të dhënë një ndihmë shumë modeste në mbështetje të aspiratave demoktratike të kombit.

“Jam krenar që, nëpërmjet “Zërit të Amerikës” më është dhënë mundësia që të luaj një rol modest në përcjelljen e parimeve dhe idealeve demokratike amerikane tek shqiptarët, kudo ku ata jetojnë. Mendoj se është me rëndësi që sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, të kujtojmë se media e lirë dhe e vertetë janë armë të fuqishme në shërbim të lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë. Si shqiptaro-amerikan jam i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë qendruar përkrah jush në këtë periudhë historike dhe kanë mbështetur me forcë përpjekjet tuaja për t’u bashkuar qartësisht me familjen e vendeve dhe shoqërive demokratike perëndimore”, deklaroi Biberaj.

Biberaj, aktualisht ai është drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, ndërsa është nderuar edhe nga ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”.

Media e drejtuar prej tij ka publikuar së fundmi edhe disa skandale që pidhen me shitblerjen e votës në Shqipëri dhe me emërimet nepotike në institucionet shtëtërore. Biberaj, pak ditë më parë kritikoi qeverisjen 6-vjeçare të Edi Ramës, duke e quajtur si kleptokratike.

 

 

Të fundit