Flash News

KRYESORE

Ndërprerja e vetting-ut për Adriatik Llallën, “KPK” zbardh arsyen: Ka humbur çdo të drejtë për 15 vite

Ndërprerja e vetting-ut për Adriatik Llallën, “KPK”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur arsyet përse u ndërpre procesi i rivlerësimit, ose siç njihet ndryshe vetting-u, për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Llalla refuzoi të kthehej në detyrë në Gjykatën e Lartë pas mbarimit të mandatit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për pasojë vetting-u ndaj tij u ndërpre.

Sipas “KPK”, ndëprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes do të thotë se Adriatik Llalla humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.

“Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë ai humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare, sipas parashikimeve të pikes 2 të nenit “G” të Aneksit Kushtetues”, thuhet ndër të tjera në vendimin që mban firmën e gjyqtarëve Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Të fundit