Flash News

KRYESORE

Ndërpriten punimet në stadiumin e ri të Tottenham, punëtorët: Nuk na kanë dhënë pagat

Ndërpriten punimet në stadiumin e ri të Tottenham,

Stadiumi i ri i Tottenham ka ndërprerë punimet dhe një grup elektriçishtësh që punojnë aty, pohojnë se kanë javë pa u paguar dhe kjo situatë mund të vijojë edhe për Krishtlindje.

Punëtorët kërkojnë që klubi të ndërhyjë, duke pretenduar se kompania e kontraktuar për të instaluar alarmet e zjarrit, Tyco, refuzon tu japë rrogat.

“Ne jemi vendosur këtu prej 80 javësh, por jemi përjashtuar nga fondi i pagesave. Kjo nuk duhet të ndodhte”, ka thënë një punëtor.

Ndërkohë që për këtë çështje, një nga zëdhënësit e klubit të Tottenham-it pohoi se kjo nuk është një çështje mes tyre dhe elektriçistëve, por mes Tyco-s dhe punëtorëve.

Të fundit