Flash News

KRYESORE

Ndërpritet seanca për Bardh Spahinë, çfarë ndodhi sot në gjyq

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndërprerë seancë për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Arsye ka qenë mosprezenca e tij në gjykatë.

Avokatët mbrojtes deklaruan se Bardh Spahia ka informacion për seancën e sotme, por ai nuk është prezent.

Pak javë më parë ish-deputeti ka marrë masën “arrest shtepie”, pas trazirave në KZAZ-në e Shkodrës, ku u dogj një shkollë në të cilën ndodheshin materialet e votimit.

Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

Të fundit