Flash News

KRYESORE

Ndërpritet uji në Theth, banorët: Është kulmi i sezonit, qindra turistë pa ujë të pijshëm

Ndërpritet uji në Theth, banorët: Është kulmi i

Në kulmin e sezonit turistik, fshati  Theth një ndër bukuritë natyrore më të vizituara në veri të Shqipërisë ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e “Politiko.al”, nga z. Ndoc Gjeçaj, i cili njofton se Thethit i është ndërprerë uji i pijshëm. Sipas Gjeçajt uji është ndërprerë sot në orën 12:00 dhe qindra turistë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që sipas tij zyra e Ujësjellësit Shkodër pretendon se është lidhje e paligjshme.

Denoncimi i Gjeçajt:

Nga ora 12 e ditës së sotme bashkia Shkodër nëpërmjetë zyrës së Ujësjellësit ka ndërprerë ujin e pijshëm në fshatin Theth, ujë të cilin e kemi prej 35 vitesh duke na lidhur me një linjë që nuk ka ujë as deri në katin e dytë të banesave. Ne duam kontratat për ujin që kemi nxjerrë vetë sepse është kulmi i sezonit turistik dhe na ndërpritet uji pa asnjë njoftim duke gënjyer se është lidhje paligjeshme. Ju lutem merrni masa për publikimin e këtij lajmi sepse janë qindra turistë të huaj dhe shqiptar pa ujë sot në qendër  të Thethit.

Të fundit