Flash News

KRYESORE

Ndërrojnë jetë 2 pacientë me Covid-19 te Infektivi, njëra prej tyre vajzë e re me sindromën down

Ndërrojnë jetë 2 pacientë me Covid-19 te Infektivi,

2 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv ditën e sotme. Lajmi është bërë me dije gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga gazetari Erjon Skëndaj, i cili theksoi se njëri nga pacientët ishte një vajzë e re me sindromen down.

Po ashtu, Skëndaj thekson se paraqitet më e qetë situata tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

“Në spitalin Covid-1 sot kanë ndërruar 2 pacientë. Ka humbur jetën një vajzë e re me sindromën down paraditen e sotme.

Te Covid-2 gjendja është më e lehtësuar. Ndërkaq ka patur disa dalje në të dyja spitalet. E gjithë barra e rasteve të rënda do bjere në infektiv”, tha Skëndaj.

Ndërkaq, 3 të burgosur të infektuar me COVID-19, kanë arritur t'i mbijetojnë virusit vdekjeprurës, duke lënë spitalin e Infektivit pas marrjes së përgjigjes negative nga tamponi i dytë.

Të fundit