Flash News

KRYESORE

Ndërrojnë jetë dy persona me koronavirus në Infektiv, shkon në 41 numri i viktimave në Shqipëri

Ndërrojnë jetë dy persona me koronavirus në Infektiv, shkon

Shkon në 41 numri i viktimave me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ditën e sotme kanë ndërruar jetë edhe dy persona: një 67 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 73 vjeçare nga Shkodra.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

Të fundit