Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë 38-vjeçari që tentoi të vetëvarej në burg, xhaxha i studentes që u vra nga i dashuri një vit më parë

Ndërron jetë 38-vjeçari që tentoi të vetëvarej

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 38-vjeçari Bujar Murati, i cili tentoi vetëvrasjen në qelinë e burgut në 13 Mars 2019-s në Berat.

38-vjeçari i cili  vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” u gjet i varur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se,38-vjeçari Bujar Murati kishte pësuar “vdekje klinike” dhe kishte mbërritur në spital në gjendje “kome”.

Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Traumës dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Top Channel se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Ende nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi brenda ambienteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.

Të fundit