Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë 45-vjeçarja në Pogradec, pranë saj u gjend vajza e saj mitur me paaftësi fizike, kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë

Ndërron jetë 45-vjeçarja në Pogradec, pranë saj u

Një grua u gjend e pajetë në banesën e saj në Pogradec.

Sipas policisë, trupi i pajetë i 45-vjeçares me nënshtetësi maqedonase u gjend mbreme rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë pa shenja dhune, por dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Ndërkohë, bashkë me gruan jetonte edhe vajza e saj e mitur, por me paaftësi fizike. Mësohet se e mitura kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë, por pas trajtimit në spital është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit