Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë 53 vjeçari, u plagos gjatë grabitjes së ‘Exchange’-it në Fier

Ndërron jetë 53 vjeçari, u plagos gjatë grabitjes së

Ka ndërruar jetë shtetasi Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes së një këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Vrenozi ndërhyri për të ndihmuar pronarin e ‘Exchange’ gjatë grabitjes nga tre persona, por ata e qëlluan me plumb në kokë.

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, 53 vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, pronari i ‘Exchange’, Gëzim Hoxha vijon të qëndrojë në spital, i plagosur gjithashtu nga agresorët.

Policia arriti të arrestonte pas ngjarjes tre autorët e dyshuar: Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali.

Të fundit