Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë 62-vjeçari me koronavirus, nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese

Ndërron jetë 62-vjeçari me koronavirus, nuk kishte

Një 62-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë rreth dy javë pas shtrimit në spital, ku 10 ditë ka qëndruar në terapi intensive.

Bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë se 62-vjeçar nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe nuk ia ka dalë të mbijetojë pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

 

Të fundit