Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktori i Hollywood-it pas një sëmundje të rëndë  

Aktori i filmit "Chariots of Fire", Ben Cross ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Ai ka luajtur rolin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams, në filmin e vitit 1981 që fitoi katër çmime Oscar dhe Fotografinë më të mirë. Ai ka luajtur po ashtu dhe në "Star Trek". Në deklaratën që dha familja e tij për "Deadline" thuhej: “Ben vdiq papritur sot pas një sëmundjeje. Ai sapo kishte përfunduar xhirimin e ‘The Devil’s Light’ për Lionsgate dhe më vonë këtë vit do ta shihni në filmin ‘Last Letter From Your Lover’ në rol kryesor”.

Të fundit