Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktorja e filmit “Agjenti 007”

Ndërron jetë aktorja e filmit “Agjenti 007”

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshëm 79 vjeçare aktorja Karin Dor. Mediat e huaja bëjnë me dije se aktorja gjermane ndërroi jetë në azilin e pelqve ku ka kaluar ditët e fundit të jetës së saj në München.

Aktorja Karin u bë e famshme  kryesisht për rolin e Helga Brandt në filmin me protagonist James Bond, “Jetohet vetëm dy herë” në vitin 1967.

Ajo ka luajtur edhe në trilerin e Alfred Hitchcock “Topaz” në vitin 1969, së bashku me Christopher Lee. Po ashtu ka luajtur edhe në filmat “Takes a Thief”, “Ironside” dhe “The F.B.I”. Ndonëse për jetën e saj private nuk ka shumë informacione, por dihet se ajo është martuar tri herë dhe ka një djalë.

Të fundit