Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë biznesmeni i njohur, u aksidentua pak ditë më parë në kryeqytet

Ndërron jetë biznesmeni i njohur, u aksidentua pak ditë më

Një tjetër viktimë i është shtuar listës së gjatë tragjike të atyre që kanë humbur jetën brenda një javë në Shqipëri, si pasojë e aksidenteve rrugore.

Biznesmeni Gëzim Memlika ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në aksidentin e datës 19 shkurt. Memlika u godit nga një mjet tip ‘Golf’, në zonën pranë Universitetit të Sporteve në kryeqytet dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

58 vjeçari ishte pronar i markës së këpucëve “Bufalo”.

Që prej 17 shkurtit dhe deri më sot janë të paktën 9 persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidenteve rrugore dhe mbi 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të fundit