Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë ‘Daja’ te Trauma, një prej të arrestuarve në grabitjen e bujshme të Rinasit

Ndërron jetë ‘Daja’ te Trauma, një prej të

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Ragip Hajdini, i njohur me pseudonimin “Daja”.

50-vjeçari u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë lidhur me grabitjen e parave në avion në Rinas, më 9 prill të 2019-ës.

Mësohet se Hajdini vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Arrestimi i tij u bë më 26 prill te 'Shkëmbi i Kavajës' në një pronë të tijën dhe mendohej se ishte një nga ideatorët e grabitjes së bujshme.

Të fundit