Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë djali i Tinka Kurtit, mesazhi prekës i shkrimtares: Nuk të ngushëlloj dot

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti ka humbur djalin Zef Kurtin. Mësohet se djali i aktores ka ndërruar jetë në Kanada si pasoj e një ataku kardiak. 

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur shkrimtarja Flutura Açka përmes një postimi prekës në rrjetin e saj “Facebook”.

Statusi i Flutura Açkës:

Tinkën, ç’e paska gjetë!

Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.

Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!

 

 

Të fundit