Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë Fahmida Riaz, përkthyesja pakistaneze e veprave të Ismail Kadaresë

Ndërron jetë Fahmida Riaz, përkthyesja pakistaneze e veprave

Fahmida Riaz, poete, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe një zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të femrës në Pakistan, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare të mërkurën, pas betejës me një sëmundjeje të rëndë.

Riaz ishte një shkrimtare e njohur, poete, aktiviste e të drejtave të njeriut. Ajo ka punuar në Radio Pakistan dhe në BBC Urdu (Radio), shkruajnë mediat e huaja. 

Ajo mbetet një figurë e shquar e letërsisë pakistaneze, e cila ka përkthyer një sërë veprash në gjuhën urdu. Ajo ka përkthyer dhe botimet e shkrimtarit  Ismail Kadare.

Në një deklaratë dhënë këtë të enjte, Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Pakistanit (HRCP) vlerësoi poeten dhe aktivisten Riaz, si mbrojtëse të të drejtave të njeriut.

Të fundit