Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë Gjovalin Kadeli/ Deputetët e LSI-së mesazhe ngushëllimi: Nuk do të të harrojmë kurrë

Ndërron jetë Gjovalin Kadeli/ Deputetët e LSI-së mesazhe

Deputetët e LSI-së kanë qenë të parët të cilët kanë shprehur keq ardhjen mbi largimin e shpejtë nga jeta të Gjovalin Kadelit.

Lefter Koka, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili kanë publikuar në rrjetet sociale mesazhet e  ngushëllimit për familjen e të ndjerit.

Disa prej mesazheve:

Petrit Vasili

Lajmi per mikun e shtrenjtë Gjovalin na thau zemren. E përcolla dhe buzeqeshja e tij perpara se te hipte në avion nuk mendoja kurre se do te ishte e fundit. Do të kemi në mendje gjithë jetën miku ynë i dashur.

Monika Kryemadhi

Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!

Lefter Koka

Lamtumirë Gjove, Lamtumirë mik i zemrës!

Nuk kam fjalë të them sot! Ne të dy, nuk do jemi më krah më krah , ne të dy nuk do ulemi më shtruar në biseda të gjata, ne të dy nuk do qeshim më hareshëm si dikur! 

Dhimbje madhe për mua, dhimbje e madhe për të gjithë ne! Ike shpejt duke na lënë pas në dëshpërim e plagë të thellë, që as koha nuk do t’i shërojë dot. 

Fëmijët e tu do të jenë përherë krenarë, për babain e përkushtuar, njeriun e respektuar me kurajo dhe plot dinjitet! Mos rri me kokën pas, fëmijët e tu kanë ne, Gjove i dashur!

E dhimbshme ikja jote e parakohshme, por Zoti të desh pranë! T'u prehtë shpirti në paqe, e na ruaj e beko nga atje lart! 

Lamtumirë i shtrenjti Mik! Nuk do të të harrojmë kurrë !

Të fundit