Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë gruaja në spitalin e Durrësit, vëllai akuza mjekëve: S’e prekën me dorë se ishte me baltë’

Ndërron jetë gruaja në spitalin e Durrësit, vëllai

Një grua 56-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit.

Sipas familjarëve shkak për ndarjen e saj nga jeta është bërë neglizhenca e mjekëve të urgjencës. Ai ka denoncuar në media se motra e tij, Ervehe Dedaj nuk u prek me dorë nga mjekët për tre orë pasi kishte mbërritur në spital.

“Nuk e prekën me dorë se ishte bërë me baltë. Ajo është gjendur pa ndjenja në një kanal në Porto Romano. Kërkoj hetime për mjekët e urgjencës në Durrës dhe i akuzoj për neglizhencë. Madje, njëri prej mjekëve më tha se motrën s’e shpëton dot as Zoti”, u shpreh Albert Dedaj për news 24.

Sipas mjekëve, gruaja kishte pirë një sai ilaçesh, prej së cilës dyshohet se gjeti edhe vdekjen.

Të fundit