Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë këngëtari francez, Macron: Solli Amerikën në panteonin tonë kombëtar

Ndërron jetë këngëtari francez, Macron: Solli Amerikën

Këngëtari më i njohur i muzikës rock në Francë, Johnny Hallyday, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pas betejës së gjatë me kancerin e mushkërive.

Hallyday ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional. Raportohet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley.

Në Francë, ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.

Këngëtari Johnny Hallyday “e ka sjellë një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha presidenti Macron.

 Johnny ishte lindur në Paris më 15 qershor të vitit 1943, nga babai nga Belgjika dhe nëna franceze.

Të fundit