Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë legjenda e Bollywood, Shashi Kapoor vuante nga një sëmundje kronike

Legjenda e Bollywoodit, aktori dhe regjisori Shashi Kapoor ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Kapoor, i cili ka luajtur në filma të njohur si ‘Deewar’ dhe ‘Kabhie Kabhie’ ka vuajtur nga një sëmundje kronike e veshkave prej kohësh dhe qëndronte në spitalin e Mumbai.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur anëtarë të familjes. “Ai vuante nga një problem veshkash prej vitesh. Kishte dializë për disa vite,” – lajmëroi nipi i tij, aktori Rnadhir Kapoor për Press Trust.

Pas kësaj shtoi se funerali i yllit legjendar do bëhet mëngjesin e së martës. Kapoor ka fituar çmime të ndryshme në Indi dhe më pas u bë pjesë e disa filmave brikanik e amerikanë. (Ora News)

Të fundit