Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë murgesha 110-vjeçare, ndihmoi hebrenjtë nga nazistët

Ndërron jetë murgesha 110-vjeçare, ndihmoi hebrenjtë nga

Ka ndërruar jetë në moshën 110 vjeçare murgesha Cecylia Roszak . Ajo njihet si murgesha e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenj nga nazistët.

Cecylia Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka jetuar për 90 vite.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me Motrat e tjera.

Ajo fshehu dy fëmijë hebrenj, prindërit e të cilëve u vranë gjatë Holokaustit.

Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra persona të tjerë që të shpëtonin nga nazistët.

Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin 'Righteous Among the Nations' për përpjekjet e saj gjatë luftës.

Për më shumë lexo: Cecylia Maria Roszak: farewell to a 110 year old Polish nun who helped save Jewish lives

Të fundit